Konflikti te “Petro Nini”, pronari ofron marrëveshje: Nuk i lë fëmijët në rrugë

Aleksandër Gavoçi, pronari i banesës që u kthye në objekt konflikti mes përpmarimit dhe familjeve, ka thënë se prona është e tij.

Në lidhje telefonike gjatë emisionin “Open”, ai ka thënë se pret vetëm të zbatohet ligji, por premtoi se do t’i përmbahet marrëveshjes njerëzore, duke mos i nxjerrë në rrugë të madhe.

“Jam i tronditur nga ajo që ndodhi, por nuk jam fajtor, se në fund të fundit s’ka gjë më të shtrenjtë se prona. Jam me të drejtë të ligjit e njerëzore. Vendimet nuk janë të korruptuara, kam 25 vjet në për gjyqe. Bëhet fjalë për ndërtimin që kanë bërë pa leje në kohën që isha në gjyq. Kur fitova të gjitha shkallët, i ofrova marërveshje dhe nga ana njerëzore mendova t’i jepja një kat dhe t’i falja lekët e përdorimit të tokës, – tha Gavoçi. –  Para vitit të ri, kam thirrur Blertën e i thashë se nuk ia vlen të përfundojmë kështu, sepse kjo pronë është e imja e s’mund ta marrë asnjë. Për Krishtlindje i kam thënë do ta bëjë dhuratë shtëpinë e lekët, por pas dy ditësh që më përqafuan, e pashë veten duke më ofenduar”.


Pronari i banesës, Gavoçi, më pas ka premtuar nuk do ta nxjerrë në rrugë familjen: “Nuk i kam lënë jashtë ato familje, pasi i kam bërë bamirësi, jam gjendur para sharjeve e ofendimeve. Kam thënë që do bëjmë marrëveshje dhe ato fëmijë nuk i lë në rrugë të madhe… Do zbatohet ligji, llaf burrash, nuk i lë në rrugë, por të kërkojnë falje për ato që kanë bërë deri tani”, – u shpreh Gavoçi.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.