“Fajdexhinjtë”/  Shkodra zgjohet në shtetrrethim, 14 të arrestuar nga RENEA e FNSH

Qyteti i Shkodrës është zgjuar mëngjesin e sotëm në “shtetrrethim” pasi qindra forca policore, të “Shqiponjave”, “RENEA-s” dhe FNSH kanë mbërritur nga Tirana, për të finalizuar një mega-operacion.

Mësohet se deri më tani nga policia janë arrestuar 14 persona, të cilët ushtronin prej shumë kohësh veprimtarinë e paligjshme të dhënies apo marrjes së fajdeve tek qytetarët.

Në total lista e personave për të cilët policia ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit është 16, por ky numër pritet të shtohet pasi operacioni vijon ende.



Raportohet gjithashtu se aksioni i Bluve nga Tirana ka nisur në orën 04:00 të mëngjesit. RENEA, FNSH dhe Shqiponjat janë shpërndarë në pika të ndryshme të Shkodrës duke realizuar arrestimet.

Reagimi i policisë së shtetit, duke se ka ardhur pasi fenomeni i “fajdeve” në qytetin e Shkodrës është kthyer në një shqetësim të madh për banorët. Duket se përplasjet midis bandave të armatosura ndikohen edhe nga ky biznes i paligjshëm.

Vetëm disa muaj më parë, pas përgjimeve që kishin zgjatur dy muaj, policia arrestoi në Shkodër disa prej “fajdexhinjve”.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.