U betua si deputete, 27-vjeçarja e LSI në pritje të ëmbël (Foto)

Elda Hoti është vetëm 27-vjeçe, por sot iu bashkua Parlamentit të Shqipërisë, si një deputetet më të reja, nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ajo është një nga “tradhtaret” që doli nga radhët e partisë dhe pranoi mandatin e ofruar nga KQZ ndaj “rezervistëve”, duke u betuar sot si deputete.

E reja nga Lezha zuri sot vendin e Viktor Tushajt në Kuvend, por duket se ka dy gëzime në të njëjtën kohë në familjen e Elda Hotit.

Vetë deputetja e LSI ka publikuar sot në Facebook disa foto ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur duke zbuluar se është shtatzënë.

Bukuroshja është në pritje të ëmbël dhe pritet të bëhet nënë për herë të dytë, pasi bashkë më bashkëshortin e saj janë prindër të një vogëlusheje që quhet Ama.

Në rrjet nuk mungon as një foto e ngrohtë e familjes Hoti me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.









Comments are closed.