Lewa nuk e mendon largimin nga Bayerni, kërkon rinovimin!

Që nga transferimi tij nga Dortmundi në vitin 2014, Robert Lewandowski ka qënë një prej figurave themeltare të Bayern Munich. Sulmuesi ikonë i kampionëve të Bundesligës e projekton fundin e karrierës së tij pikërisht me fanellën e gjigandwve gjermanë.

“Le të shohim se çfarë do të ndodhë, gjithsesi dëshira ime është që të qëndroj dhe të vijoj të luaj për Bayernin edhe për një kohë shumë të gjatë” deklaron Leva.  Tre herë fitues i çmimit si golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman, 30-vjeçari polak edhe këtë sezon kryeson në këtë drejtim me 17 golat e këtij edicioni, dy më shumë nga Luka Jovic i Eintracht Frankfurt.

Katër gola në dy ndeshjet e fundit të Bundelsigës e kanë ngjitur atë në hierarkinë e golashënuesve duke lënë pas edhe statistikat e Claudio Pizarros, si golashënuesi më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në kampionatin gjerman.

Trajneri Niko Kovac e ka të qartë influencën e madhe të sulmuesit Lewandowski në dhomat e zhveshjes dhe e kishte parasysh një fakt të tillë edhe kur e zgjodhi si kapitenin e tretë të skuadrës pas Manuel Neuer dhe Thomas Muller në fillim të 2019-ës. Deshira e tij për të vijuar me Bayern Munich pertej skadencës së kontratës në 2021-in me siguri që do të përkthehet në një rinovim të ri për një prej aseteve më të çmuara të organikës së klubit bavarez.









Comments are closed.