Georgina, lot në tribuna dhe postim emocionues për CR7 (Foto)

Cristiano Ronaldo është kryetema e botës së futbollit pas het-trikut që i shënoi Atletico Madridit, duke bërë që Juventusi të përmbyste rezultatin nga ndeshja e parë dhe të kualifikohej në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Teksa ylli portugez i festonte golat në fushë, partnerja e tij Georgina Rodriguez nuk arriti t’i përmbante emocionet dhe është fotografuar duke qarë në tribuna. Edhe djali i tij, Cristiano Jr shfaqet duke festuar si i çmendur përkrah njerkës së tij.

Ndërkohë pas ndeshjes, Georgina ia ka kushtuar një mesazh emocionues partnerit të saj.

“Këtë 3-0 nuk mund ta vjedhë askush. E ke merituar këtë, jo për tre golat, por për përkushtimin tënd, për gjithçka që i sjell klubit në të cilin shkon. I tërheq bashkëlojtarët e tu, trajnerin dhe të gjithë ata që të admirojnë dhe të mbështesin secilën ditë. Karma ekziston, Zoti e di dhe Zoti ta ka dhënë këtë, sepse bota e futbollit është e jotja. Të duam”, ka shkruar Georgina në Instagram, ku i ka shkruar emrat e të gjithë fëmijëve të Ronaldos.

Këtë mesazh, 25-vjeçarja e ka shoqëruar me një fotografi nga fëmijëria e portugezit.









Comments are closed.