Tmerr në Vlorë, babai rreh djalin dhe plagos vajzën e mitur

Policia e Vlorës, deklaron se në sajë të ndërhyrjes në kohë, është bërë parandalimi i një krimi në familje. Mësohet se babai i dehur ka rrahur djalin e tij dhe më pas ka qëlluar me thi.kë vajzën.

50-vjeçari P.Sh., u vu në prangat e policisë pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur në dorë me mjetin prerës, vajzën e mitur.

Gjithçka pasi vajza ndërhyri mes babait dhe vëllait për të shuar sherrin, duke mbetur e dëmtuar. Lajmërimi i policisë nga i riu bëri që të ndërhyjë policia dhe të prangosë kryefamiljarin.



Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.