Lind beben në shtëpi se nuk donte ta merrte vesh familja, fundi tragjik i 26-vjeçares

Nuk  donte që familja e saj të kuptonte për shtatzëninë dhe kështu preferoi të lindte tërësisht vetëm, larg syve të njerëzve dhe me një tutorial të shkarkuar nga interneti. Kështu një 26-vjeçarr nga Gorakhpur, në shtetin indian të Uttar Pradesh, vdiq bashkë me foshnjën e saj të porsalindur. Kjo histori dramatike vjen nga India, nga një vend ku gratë shumë shpesh nuk janë të lira të udhëheqin jetën që duan ose të martohen me personin që dashurojnë.

Familjet i shtyjnë bijat e tyre në një mënyrë jetese të caktuar dhe vajza duhet të ketë pasur frikë reagimin e të dashurve të saj kur ajo ka marrë me qira një dhomë për të kryer shtatzëninë e saj në sekret absolut. Në të njëjtën dhomë ajo u gjet rvdekur. Askush nuk ishte i vetëdijshëm për historinë e saj dhe nëna e re u zbulua pasi njerëzit kishin parë derdhjen e gjakut nga dera. 26-vjeçarja vdiq në një pellg gjaku. Përveç kufomës, pranë saj u gjetën objekte shqetësuese si tela, gërshërë dhe një thikë.









Comments are closed.