Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Kriza te “Los Blancos”/ Ramos rrëfehet për zënkën me Perez dhe Marcelo

Pas eliminimit të Real Madrid nga Liga e Kampionëve nga Ajaxi, Sergio Ramos ka qenë në qendër të kritikave nga mediat. Së pari sepse incizoi dokumentar personal teksa “Los Blancos” ishin duke u eliminuar, pastaj se kishte një debat të ashpër me presidentin e klubit, një zënkë me Marcelon në stërvitje, e mos të harrojmë që u kritikua se mori qëllimisht kartonin e verdhë në ndeshjen e parë ndaj Ajaxit, gjë që e dërgoi në suspendim. Së fundmi kapiteni legjendar i Realit ka folurpër të gjitha problematikat e shfaqura në kampin e “Los Blancos”. “Si futbollist, ne duam të flasim në fushë, por në këtë sezon gjërat kanë shkuar ndryshe. Ngjarjet e fundit kanë qenë katastrofë dhe unë nuk po fshehëm, ne nuk po fshihemi. Ne lojtarët jemi përgjegjës dhe unë si kapiten më shumë se secili. Për këtë edhe mendova që mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur pyetjeve që po sillen është duke iu folur direkt”, shkruan Ramos në Instagram. Ramos nuk ka hezituar të flas edhe për raportimet se ai ka pasur një debat të nxehtë me presidentin Florentino Perez. “Çështjet në dhomat e zhveshjes diskutohen dhe zgjidhen aty. Nuk ka ndonjë problem, të gjithë kanë interesin e njëjtë: Real Madridin”.
 
View this post on Instagram
 

As footballers we like to do our talking on the pitch but this season is not turning out that way. Recent events have been disastrous and I’m not hiding. We are not hiding. We the players are primarily responsible and I, as captain, more than anyone. That's why I thought that the most honest way to answer the questions that are circulating around us would be to tackle them directly. Was the yellow card in Amsterdam an error? Absolutely it was an error and I take the blame 200%. Why did you record the documentary? There are certain commitments made and it never remotely went through my head that the game could have turned out as it did. The recording itself was scaled down as the game went on. Did you argue with the President in the dressing room? Dressing room issues are discussed and resolved in the dressing room. There's no problem whatsoever and everybody has the same interest: Real Madrid. Did you address your teammates and criticize them? We always talk and motivate each other in the dressing room and always in a constructive way. Did you have a confrontation with Marcelo? We have exchanges in every training session. It's part of working with pressure. But it’s just an anecdote like so many others that happen from day to day. @Marcelotwelve is like a brother to me. Why did you travel to Valladolid? Because I wanted to be close and support my teammates. What's happening with the coach? It’s a decision that’s not ours to make and in which we never interfere. We have enormous respect for the position and we always support the Real Madrid coach. These reflections are, without doubt, the result of a deeply disappointing season but if success didn’t stop us, we're not going to let defeat stop us. It's our obligation to carry on, to work and to evolve. And to remember that some of us are lucky enough to play for @realmadrid, some of us are lucky enough to form part of its history, but #RealMadrid was, is and will always be #RealMadrid. No one name makes the legend of Real Madrid, but we have all written that legend together. Together we have to work for the future and restore our hope. Madridista Commitment. #HalaMadrid

A post shared by Sergio Ramos (@sergioramos) on

Ndërsa për fjalët se ka pasur një zënkë me Marcelon në stërvitje ka thënë: “Ne kemi konfrontime në çdo seancë stërvitore. Është pjesë e punës, është vetëm një nga historitë e shumta ditë pas dite. Marcelo është si vëlla për mua”. “Kartoni i verdhë në Amsterdam një gabim? Absolutisht ishte një gabim dhe marr fajin 200 për qind. Pse e keni incizuar dokumentarin? Ka disa angazhime të caktuara, por kurrë nuk më ka shkuar mendja se loja mund të ecte ashtu”, thekson ai. “A i jeni drejtuar bashkëlojtarëve me kritika”, ishte pyetja së cilës, Ramos iu përgjigj duke thënë: “ne flasim dhe e motivojmë njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes, gjithmonë në një mënyrë dobiprurëse”.  Pse udhëtuat për në Valladolid? Doja të isha afër dhe të përkrahja bashkëlojtarët. Çfarë po ndodh me trajnerin? Është një vendim që nuk na takon ta marrim dhe ne nuk ndikojmë kurrë. Ne kemi respekt të madh për pozitën dhe respektojmë trajnerin e Real Madridit. Së bashku duhet të punojmë për të ardhmen dhe të rikthejmë shpresën tonë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore