“Zbërthehet” Grida Duma, zbulon deputetin që e ka ‘gjuajtur’ pa takt

Ish-deputetja e PD, Grida Duma i është përgjigjur disa pyetjeve provokuese në emisionin “Xing me Ermalin”.

Nëpërmjet tyre, Grida tregoi mbrëmë një anë tjetër të saj.

“Cili deputet të ka gjuajtur pa takt?”, e pyeti velina Kejvina Kthella, politikanen e njohur dhe ajo u përgjigj duke thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur me asnjë nga deputetët.

“Zero, zero, zero askush, askush fare”, tha ajo.

Ajo dha një mendim edhe për kryeministrin Edi Rama dhe ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Sporopali.

Për ata që nuk e dëgjuan mbrëmë mund të mendojnë se i ka ‘sharë’, por jo, Grida vuri në pah pikat e tyre të forta.

Grida tha se kryeministri tenton me stilin e veshjes që të përshtatet më shumë me të rinjtë dhe për të kjo është një gjë e mirë. Ndërsa për Spiropalin, ish-deputetja e PD tha se është një vajzë e dedikuar.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.