Skandali / Kompania e Safet Gjicit kapet në konflikt interesi

Partia Demokratike ka publikuar sot një denoncim të fortë, ku thotë se firma e Safet Gjicit ka marrë pa garë tenderin e OSHEE-së Burrel.

Sipas denoncimit nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, drejtoria e OSHEE-së në Burrel, e drejtuar nga Agron Malaj ka kërkuar të blejë për 2 vite shërbimin e ruajtjes fizike.

Sipas PD, më 21 Janar 2019 , është zhvilluar procedura e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63.828.244 lekë (rreth 640 milionë lekë) dhe fituese është shpallur kompania e Gjicit.

Postimi i plotë i Ina Zhupës

Kryetari i PS Burrel njëkohësisht Drejtor i OSSHE për këtë qytet, jep tenderin e paracaktuar, pa garë, EuroGjici Security shpk, kompanisë de facto te Safet Gjicit.

Postet politike dhe postet e administratës janë njehsuar në Burrel si edhe në gjithë Shqipërinë, ku funksionarët e PS janë edhe drejtor të rëndësishëm. E gjitha kjo reflektohet edhe në tenderët dhe mënyrën e tyre të punës, ku i përzgjedhuri i radhës për të marrë tenderin pa garë, me ofertën limit është ish-kandidati për deputet dhe eksponenti i PS, Safet Gjici.

Drejtoria e OSHEE Burrel, e drejtuar nga drejtori z. Agron Malaj, konkretisht ka kërkuar të blejë për 2 vite shërbimin e ruajtjes fizike, me 21 Janar 2019, ka zhvilluar procedurën e prokurimit me objekt “Shërbim Sigurie për Ruajtjen fizike të ndërtesave dhe aseteve të Drejtorisë OSHEE sh.a, Burrel” me vlerë fondi limit të parashikuar 63.828.244 lekë (rreth 640 milionë lekë).

Me datë 26 shkurt 2019 “Eurogjici-Security sh.p.k“ shpallet fituese e tenderit me një vlerë pranë kufirit limit prej 63,825,985 Lek , ku pjesëmarrëse fiktive është dhe kompania “NAZERI – 2000”, e cila nuk ka paraqitur asnjë ofertë ekonomike.

Kjo është mënyra sesi Rilindja menaxhon paratë e shqiptarëve, duke i dhënë në duart e funksionarëve të saj, të cilat pastaj i menaxhojnë edhe blerjen e votave gjatë fushatave elektorale. Ky sistem i kalbur në çdo qelizë, rrëzohet dhe ndryshohet vetëm nga qytetaret. Të gjithë bashkë me 16 Mars!”.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.