Horoskopi – 10 mars 2019

Dashi

Një atmosferë e qetë dhe stimuluese, ideale për të pasur pranë shoqërinë e personave të afërt. Mundohuni që të parashikoni sjelljet e miqve tuaj, ka mundësi të keni një debat me ta.

Demi

Hëna në shenjë mund t’ju tensionojë pak për shkak të aspektit të saj në kundërshtim me shenjën e Luanit. Gjithsesi mundohuni të ruani qetësinë gjatë një debati të vogël në familje.

Binjakët

Mërkuri në shenjë tregon për një zhvillim të ri në anën financiare. Një investim i mirë apo një impenjim i ri në fushën tuaj profesionale do t’ju sjellë shumë shpejt një rritje të ardhurash.

Gaforrja

Do të gjendeni përballë disa rrethanave shumë rrezikshme por ama fitimprurëse. Veproni me zgjuarsi dhe strategji për të arritur këtë sfidë shumë ndjellëse. Një mbrëmje e këndshme me partnerin.

Luani

Gjithçka shkon sipas planeve dhe asaj që ju keni parashikuar. Largpamësia është një gjë mjaft pozitive dhe që ju bën të keni besim në veten tuaj dhe në impenjimet që ndërmerrni.

Virgjëresha

Nuk mjaftojnë shqetësimet e Hënës, por edhe Afërdita po tregohet pak kundërshtare me ju. Një balancë të tillë duhet ta vendosni ju duke mos lënë stresin t’ju pengojë në punën tuaj.

Peshorja

Do të ndiheni shumë të acaruar dhe të provokuar nga situata të ndryshme të nuk do të jenë aspak favorizuese. Mundohuni të reagoni me qetësi dhe maturi në mënyrë që të evitoni grindje.

 

Akrepi

Gjatë gjithë kësaj kohe Afërdita ka qenë në kundërshtim dhe kjo ju ka penguar si në punë ashtu edhe në jetën sentimentale. Ndërkohë që Marsi dhe Jupiteri ju ndihmojnë nga ana profesionale.

Shigjetari

Falë Marsit krijimtaria juaj do të jetë në maksimum. Është pikërisht ky momentin për të realizuar diçka premtuese për karrierën tuaj. Bëni kujdes me ushqimin dhe dietat.

Bricjapi

Të organizoni ditën tuaj sot do t’ju duket më e lodhshme se kurdoherë, por humori i mirë dhe optimizmi nuk do t’ju braktisin. Ndërkohë që në dashuri është koha të vini gjërat në vendin e duhur.

Ujori

Është pikërisht momenti i duhur për të realizuar objektivat tuaja. Ndiheni në formë dhe të gatshëm për të ndërmarrë iniciative të reja në fusha të ndryshme.

Peshqit

Situata qiellore e shenjës tuaj është akoma e paqartë dhe e turbullt gjë që ndikon drejtpërdrejt në humorin tuaj. Megjithatë në mbrëmje një shëtitje me miqtë nuk do të ishte një ide e keqe.









Comments are closed.