Horoskopi – 7 mars 2019

DASHI

Do të punoni me një projekt artistik. Në aspektin afektiv duhet të keni një sjellje të mirë me partnerin, që të realizohen objektivat tuaja. Në mbrëmje dilni me miqtë që keni.

DEMI

Do të merrni informacione interesante, nga materialet që do të lexoni. Bisedoni për këto me shoqërinë tuaj. Në aspektin financiar do të kryeni disa shpenzime të rëndësishme.

BINJAKET

Do të merrni pjesë në një aktivitet social, ku do të takoni disa persona. Ju do të bashkëpunoni me ta, për një projekt profesional. Në aspektin financiar do të keni të ardhura.

GAFORRJA

Do të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me partnerin tuaj. Ju do të merrni ide për të realizuar objektivat tuaja. Në aspektin financiar do të merreni me disa investime të reja.

LUANI

Do të merreni me punë krijuese. Ju do të merrni informacione nga kolegët tuaj, për të realizuar siç duhet këtë projekt të ri. Ju duhet të tregoheni tolerant me njerëzit tuaj.

VIRGJERESHA

Do të takoni persona të rinj në aspektin profesional. Ju do të lini përshtypje të mira te ata, duke pasur bashkëpunim interesant. Shprehni ndjenjat që keni partnerit tuaj.

PESHORJA

Do të keni një komunikim të duhur me partnerin tuaj. Pranoni idetë e tij, pasi në këtë mënyrë do të ndihet i vlerësuar. Nëse nuk jeni çift, do të njihni persona të këndshëm.

AKREPI

Do të merrni shpërblime nga puna juaj për një projekt, i cili nështë realizuar me sukses. Ju mund t’i bëni ftesë miqve tuaj, për të festuar. Aspekti financiar është i mirë.

SHIGJETARI

Do të bëni biseda interesante me një person, që nuk e njihni mirë. Kjo mund të sjell mundësi të reja të karrierës. Në këtë mënyrë, ju do të keni më shumë të ardhura financiare.

BRICJAPI

Do të merrni disa informacione që kanë të bëjnë me ekonominë, në biblioteka. Bisedoni për këtë me shoqërinë. Nëse nuk jeni çift, pranoni të njihni një person të këndshëm.

UJORI

Do të jeni pjesë e disa bisedave interesante që do të bëhen në shoqëri. Shprehni në mënyrë objektive idetë tuaja. Në aspektin profesional do të keni suksesin që doni.

PESHQIT

Do të bëni ndryshime në shtëpinë tuaj. Ju do të kryeni disa shpenzime për të blerë objekte interesante. Këto blerje mund t’i bëni me partnerin për të pasur më shumë ide.









Comments are closed.