Horoskopi – 6 mars 2019

DASHI

Do të keni një komunikim pozitiv me personat e tjerë. Nëse doni të filloni një projekt të ri, duhet të merrni ide nga kolegët tuaj. Në mbrëmje argëtohuni në shoqërinë e tyre.

DEMI

Një person i rëndësishëm dëshiron më shumë ide për një projekt të ri. Shprehni ide të qarta që ai t’ju kuptojë siç duhet. Në mbrëmje dilni me partnerin për të parë një film.

BINJAKET

Një ditë pozitive për aspektin afektiv. Ju do të jeni në shoqërinë e këndshme të partnerit. Bisedoni me të për çështje të ndryshme, pasi komunikimi është i duhuri.

GAFORRJA

Do të keni ide të qarta për një projekt krijues. Ju do të bisedoni me partnerin për këtë projekt që ka të bëjë me artin. Financat janë pozitive, por nuk duhet shpenzoni shumë.

LUANI

Do të merrni pjesë në një aktivitet social. Ju do të takoni disa persona, që do të ndikojnë në fillimin e një projekti. Në aspektin financiar blini gjërat që ju dëshironi.

VIRGJERESHA

Do të blini disa objekte të reja për shtëpinë tuaj. Ju do të dilni me miqtë tuaj për të marrë më shumë ide. Në aspektin afektiv duhet të silleni në mënyrën e duhur me partnerin.

PESHORJA

Do të punoni për projektet tuaja. Nëse doni t’i realizoni me sukses, duhet të keni ide të qarta. Aspekti financiar është i qëndrueshëm, prandaj mund të shpenzoni.

AKREPI

Do të shprehni idetë te miqtë tuaj. Ju duhet të keni një sjellje të këndshme, duke dëgjuar të tjerët në bisedat e tyre. Në aspektin afektiv do të njihni një person romantik.

SHIGJETARI

Do të merrni disa informacione që kanë të bëjnë me aspektin profesional. Aspekti financiar është i qëndrueshëm. Në aspektin afektiv qëndroni më shumë me partnerin.

BRICJAPI

Do të jetë një ditë pozitive për aspektin profesional. Ju do të punoni me disa koleg për një projekt interesant. Në mbrëmje do të relaksoheni në shtëpi me partnerin tuaj.

UJORI

Një ditë pozitive për aspektin afektiv. Ju do të njihni një person të ri , që mund të bëhet partneri juaj. Nëse keni një partner, do të kaloni këndshëm në shoqërinë e tij.

PESHQIT

Do të njihni një koleg të ri në aspektin profesional. Ju do të filloni një projekt interesant me këtë person. Veproni me zgjuarsi, që të realizoni gjithçka siç dëshironi ju.









Comments are closed.