
Tension para “El Clasico”, tifozët sulmojnë lojtarët e Realit
Real Madridi do të luajë sot "El Clasico" e dytë brenda kësaj jave. Nëse të mërkurën, skuadra e Solarit u mund 3-0 në "Santiago Bernabeu", në kuadrin e raundit gjysmëfinal të Kupës së Mbretit (prej nga u eliminua), sonte do të jetë tjetër histori. Bëhet fjalë për klasiken e La Liga-s, e dyta në këtë sezon.
Zhgënjimi te tifozët e bardhë është maksimal, tensioni në kulm. Ata nuk mund ta kapërdijnë turpërimin nga "armiku" më i madh, ndaj e kanë shfryrë dufin në seancën e fundit stërvitore të skuadrës së tyre, në qendrën sportive "Valdebebas".
Një grup mbështetësish të Real Madridit i ka pritur me kritika dhe ofendime lojtarët, që vinin në stërvitje me makinat e tyre. Situata ka qenë e tensionuar, aq sa është bllokuar edhe qarkullimi në një moment, ndaj duhej të ndërhynte policia.
Tifozët nuk kërkonin më autografe nga idhujt e tyre, por iu zinin rrugën makinave dhe përplasnin në xhamat e tyre të mbyllur tërë zemërimin përmes fyerjesh. Kamerat sportive i kapën të gjitha tensionet, që u përjetuan të premten, në fillim të trajnimit të Real Madridit. "Marca" i ka bërë publike këto pamje, përmes videos së mëposhtme.





VIDEO/ Goditi me shuplakë kundërshtarin, ja ndëshkimi që mori Leo Messi
Historia e plotë >
Pa gola, por Manchester United dhe Liverpool shënoi rekord shikueshmërie
Historia e plotë >


Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rreziqet që i kanosen botës/ Vendet e pasura duhet të shpërndajnë vaksin...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
“Vaksina në Shqipëri mund të vijë në shkurt-mars”, mjeku imunolog: I vetmi mjet për të ndaluar Covid-19

Nëntori nis me mot me diell, por të enjten parashikohet...

Bie numri i infeksioneve me COVID në vend, rekord viktimash në 24 orët e fundit
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

