Fier, gjendet i plagosur në rrethana të paqarta një i ri

Një person është gjetur i plagosur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Portëz të Fierit.

Rreth orës 01.30 është gjetur i plagosur me thikë në kraharor një djalë i ri. I plagosuri është 28-vjeçari J.G., i cili është gjetur i larë në gjak nga policia.

Paraprakisht mendohet se i plagosuri ndodhej në gjendje të dehur në momentin që është plagosur.

I riu u dërgua në spital, ku pas marrjes së ndihmës së parë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.