“Aleksandër Moisiu, besnik ndaj origjinës shqiptare”

Nga: Aurenc Bebja

Gazeta kulturore franceze, “Comoedia”, ka botuar, të dielën e 16 gushtit 1925, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e deputetit Stavro Stavri, mbi origjinën shqiptare të Aleksandër Moisiut. Ai e ka cilësuar aktorin e famshëm në arenën ndërkombëtare, duke thënë se ai është besnik ndaj origjinës shqiptare, ndonëse është gjerman i natyralizuar.

Lajme jashtë vendit:

z. Stavro Stavri, deputet i Durrësit, Tiranës, Kavajës, Shijakut dhe Krujës në Parlamentin shqiptar, na shkruan në lidhje me artikullin që botuam para pak kohësh për Aleksandër Moisiun.

Aleksandër Moisiu, edhe pse i natyralizuar gjerman që nga viti 1918, ka qëndruar besnik ndaj origjinës së tij, e cila është shqiptare, babai i tij është lindur në Durrës, qytet në të cilin jeton ende e gjithë familja e tij.

Ne i japim atij plotësisht të drejtë.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.