Rrihte gruan, 50-vjeçarin e arrestojnë dhe i gjejnë armë me 21 fishekë

Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit D. P, është gjetur edhe një armë zjarri pistoletë me 21 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.



©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.