Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Reali “vetëvritet” ndaj Gironas, Barcelona "arratiset" me 9 pikë

Reali i Madridit bën “vetëvrasje” në momentin e tij më të mirë. U ndal ecuria në 5 ecuria e fitoreve radhazi të Los Blancos në La Liga, pasi skuadra e Santiago Solarit u mposht me përmbysje 1-2 brenda në Santiago Bernabeu nga Girona.

Katalanët, të cilët kishin pothuajse tre muaj që nuk fitonin në kampionat u hakmorrën ndaj Realit për atë eliminim nga Kupa e Mbretit dhe në të njëjtën kohë i bënë një nder të madh kushurinjëve katalanë të Barcelonës që tashmë e thelloi sërish në 9 pikë avantazhin ndaj Realit që zbriti në vendin e tretë të renditjes.

Pa Luka Modric të skualifikuar dhe me Vinicius e Gareth Bale në stol, Reali nuk u shfaq në lartësinë e duhur në fillimin e lojës, por me kalimin e minutave e rriti ritmin dhe arriti të zhbllokonte shifrat me një gol me kokë të Casemiros.

Megjithatë Girona nuk u dorëzua dhe në minutën e 65-të përfitoi nga një prekje e topit me dorë brenda zone e kapitenit Sergio Ramos për të rrëmbyer një 11-metërsh të cilin e kthehu në gol njeriu simbol i Gironas, uruguiani Christian Stuani. As hyrja në fushë e dyshes Vinicius-Bale nuk i dha freskinë e nevojshme Realit, sepse pak sekonda më vonë Portu u ndal nga shtylla, por ky i fundit nuk gaboi në të 75-ën teksa përfitoi nga një top i pritur nga Courtois pas goditjes së Stuanit për të mposhtur portierin belg.

Në sekondat ishte pikërisht Courtois ai që iu afrua golit pas një daljeje në sulm por pa mundur të evitojë dot disfatën e Los Blancos që u njollos akoma edhe më shumë me kartonin e kuq që mori Sergio Ramos në minutën e 90-të.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore