FOTOLAJM/ Luan Haradinaj parakalon si ushtar para xhaxhait Kryeministër

Luan Haradinaj, nipi i kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj ka parakaluar për herë të parë si Ushtar i Kosovës për nderë të 11-vjetorit të Pavarësisë.

Luani 19-vjeçar është i biri i Shkëlzen Hardinaj, vëllai të shefit të qeverisë së Kosovës i cili dha jetën në luftën e UÇK-së për çlirimin e vendit nga Serbia.

Ai ka zgjedhur të njëjtën rrugë si babai dhe burrat e tjerë të familjes Haradinaj që kanë luftuar historikisht për Pavarësinë e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Luani ka zgjedhur fjalët më të mira për të uruar për këtë ditë të veçantë.

“11 vjet shtet, qindra vjet luftë për liri, mijëra vjet krenari. Urime!”, ka shkruar Haradinaj.





Comments are closed.