11-vjetori i Pavarësisë, FSK-ja parakalon për herë të parë si Ushtri  (FOTO)

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës parakaluan në sheshin “Nëna Terezë” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.

Parakalimin e pjesëtarëve të FSK-së e përcollën qytetarë të shumtë, krerët e shtetit të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeparlamentari i Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferri, drejtues institucionesh të vendit, deputetë, përfaqësues të misioneve diplomatike nga shtete të ndryshme, ambasadorë dhe mysafirë të tjerë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se sot kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë.





Comments are closed.