Patos, 52-vjeçari plagoset me armë zjarri në automjetin e tij

Një person ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në qytetin e Patosit. Ngjajra ka ndodhur në orën 21:15, ku i lënduari është një 53-vjeçar.

Shtetasi Edmond Fejzullahu ka mbërritur në spitalin e Fierit me dy plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Ai është qëlluar në automjetin e tij.

Fejzullahu është goditur në pjesën e kraharorit, ndërsa ka mbërritur në spital me makinën e tij rreth orës 21:30 minuta.

52-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa i është nënshtruar një operacioni.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E.F, 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve” informon policia. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.