Taksa ndaj serbëve, Haradinaj: Amerika flet vet, Thaçi nuk është zëdhënës i saj

Ka përfunduar takimi mes krerëve të shtetit të Kosovës dhe Ekipit Negociator, ku u diskutua për dialogun dhe taksën 100% ndaj mallrave serbe. I pari që foli pas këtij takimi, ishte kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i cili tha se Amerika nuk ka nevojë për zëdhënës.

“Amerika flet vet, as presidenti, as unë, as askush nuk është zëdhënës i Amerikës, nuk ka nevojë me fol për ta. Ata flasin vet, dinë me fol, i shpjegojnë gjërat”, u shpreh kryeministri Haradinaj.

​Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se platforma për dialogun me Serbinë, i obligohet kushtetutshmërisë dhe është një garanci.

“Kemi një dakordim për platformën e Kosovës në dialog. Tani procedurat tjera janë një konfirmim nga vetë delegacioni shtetëror, në mënyrë që të kalojë në Parlamentit.

“Platforma është një dokument i qëndrueshëm, i parimeve por edhe i qëndrimeve që ka Kosova në dialog. Buron nga kushtetuta, i obligohet kushtetutës, mbron kushtetutën e vendit dhe unë personalisht i jep përkrahje”, shtoi ai.

Gazeta Shqip





Comments are closed.