Berisha: Edi Rama është sharës i lindur

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se Edi Rama është një sharës i lindur dhe u ndaj opozitës ka lëshuar fjalët fjalë ofenduese. Këto deklarata ai i ka bërë jashtë sallës së Kuvendit, kur Gramoz Ruci vendosi ndërprerjen e seancës.

“Nuk mundet që krye i pseudomaxhrancës të fyejë dhe ofendojë.  A e dëgjuat çfarë i tha? Merrmi shihni kamerat se çfarë i tha! A mund të fyhet kryetari i opozitës nga kryeministri si me qenë rrugaç”- tha Berisha.





Më tej ai vijoi:-“Edi Rama është një sharës i lindur. Ai u lëshua me shthurjen e tij,me fjalë ofenduese. Duhet të marrë fond ofendimi dhe sharjet. Nuk ka kusure opozita që ai është sharës i lindur”

Ndërkohë në lidhje me protestën, Berisha tha se e shtuna do të jetë një ditë historike dhe se njerëzit kanë filluar të vërshojnë drejt Tiranës.

Gazeta Shqip





Comments are closed.