Rama: Thirrja e Bashës për t’më rrëzuar mua, mesazh dashurie. Ka tjetër hall ai

Kryeministri Edi Rama tha se protesta e Luzlim Bashës nuk është thirrje serioze, por një mesazh dashurie. Madje Rama thotë se lideri i opozitës po kërkon diçka që nuk ka kurajo t’ia thotë hapur. Këtë deklaratë, kryeministri e bëri nga qyteti i Lezhës, ku zhvilloi një takim qytetarët në Pallatin e Kulturës, në kuadër të platformës “Bashkia që duam”,

“ Prapë do ta takoj sa të bëjë një çikë sikur nuk do. Atë sikur s’do ai e ka me protesta, me çadra, revolucione, me përmbysje. Shko nëpër Shqipëri dhe mbledh Franin me shoqërinë e tokave dhe hajdeni ta rrëzojmë. Ta rrëzojmë është mesazh dashurie por nuk ka kurajo ta thotë hapur ku e ka hallin. Nuk është puna te ai se ai është artist, por unë habitem me këta që vazhdojnë dhe kujtojnë se ai e ka seriozisht. Ai seriozisht e ka vetëm atë që nuk thotë”, tha Rama.

Gazeta Shqip









Comments are closed.