Largimet nga puna, Meta: Shteti, shkelësi më problematik i ligjit

Presidenti Ilir Meta, i është kthyer përplasjes me qeverinë, teksa gjatë publikimit të gjetjeve mbi vonesat gjyqësore mbi monitorimet për largimet e padrejta nga puna, ka deklaruar se shteti është kthyer në shkelësin më problematik.

Meta tha se roli i Gjykatës Administrative duhet të jetë më efikas, sepse shkaktojnë konfliketë të mëdha gjyqësore.

“Mbetet ende problem cilësia e zbatimit të ligjeve. Gjykata Administrative duhet mbështetur me personel. Konstatoj se ka një rritje të konflikteve gjyqësore dhe kërkesa në shqyrtim, – u shpreh Presidenti. – Konflikti gjyqësor midis marrëdhënieve individ-shtet është në nivele alarmante. Në sektorin publik, ligjet nuk zbatohen si duhen dhe është pikërisht shteti ai që është kthyer në shkelësin më problematik të ligjit”.

Meta kërkoi rikthimin e funksionimit të rolit të sindikatave si një garant për largimet e padrejta nga puna në administratë.

“Shoqëria vuan nga shkeljet e ligjit. Kuvendi dhe qeveria duhet të bëjnë çmos që të parandalojnë vendime të tilla dhe fatura duhet të merret nga ata që nuk zbatojnë ligjin”, – shtoi ai.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.