“Historia e Lazaratit” Punonjësit e hashashit zbulojnë bosët e vërtetë të drogës

“Historia e Lazaratit”, sjell në Top Channel rrëfime ekskluzive sesi kultivohej kanabisi dhe kush ishin bosët e vërtetë të drogës.

Në dokumentar janë intervistuar punonjës të hashashit të cilët tregonin komplet procesin e kultivimit dhe korrjes së kanabisit. Lazarati, një fshat i përmendur dhe i njohur gjerësisht përmes mediave ndërkombëtare, sot s’ka lidhje me të kaluarën e tij.

Top Story përmes dëshmive dhe xhirimeve në terren ka pasqyruar gjendjen e mjerueshme që ka kapluar këtë fshat, i cili dikur mbahej si më i forti për shkak të trafikut të kanabisit.

Dokumentari është fokusuar edhe tek vrasja e efektivit Ibrahim Basha si dhe zbërthimi i një gjyqi të montuar për dënimin e 11 të rinjve.





Comments are closed.