Tirana mposht Kukësin, Partizani shkon +8 pikë në krye (Video)

Kukësi ka pritur Tiranën në ndeshjen e radhës të kampionatit, me sfidën që është zhvilluar në stadiumin e “Kamzës” dhe ka përfunduar 0-1, me bardheblutë që kanë marrë tre pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0, teksa të dyja ekipet kanë pasur rastet përkatëse. Fillimisht është Tirana që provon me Asion Dajën, që në minutën e parë, ndërsa më pas është Kukësi që tenton me Korderon.

Kështu pa rrjeta të prekura, skuadrat shkojnë në pushim e pjesës së parë. Me rinisjen e të dytës, është Kukësi që duket më agresiv dhe kërkon të ndryshojë shifrat.





Kordero del disa herë para portierit kundërshtar, teksa në minutën e (53`) humb një mundësi të shkëlqyer për të shënuar.

Më pas është portieri i Kukësit që bën një pritje spektakolare, duke i mohuar golin Ngoos, që nuk arrin të përfitojë nga një sulm i shkëlqyer i bardhebluve. Ndërsa pak më vonë është Shkurtaj që humb një mundësi për të shënuar në portë e bardhebluve.

Ndeshja do të zhbllokohej tre minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur Dorian Kërçiku afrohet në zonën kundërshtare.

Ai pason në zonë por topi kthehet sërish jashtë zone, dhe sërish Kërçiku merr topin dhe tenton të gjuajë, por topi mbetet në zonë, aty ku Albi Doka gjendet i vetëm përballë portierit dhe shënon golin e fitores për Tiranën.

Me këtë humbje, kuksianët shkojnë 8 pikë larg Partizanit kryesues në renditjen e Superiores.

Pas këtij barazimi Tirana shkon në kuotën e 24 pikëve, duke mbetur në vendin e shtatë në renditje, teksa javën e ardhshme do të luajë kundër Luftëtarit.

Gazeta Shqip





Comments are closed.