Chelsea përgatit ofertën për yllin e Everton

Largimi i mundshëm i Eden Hazard pritet të sjellë edhe ndryshime të mëdha te Chelsea për sezonin e ardhshëm. Blerja e parë e konfirmuar është Pulisic nga Dortmundi por një tjetër goditje mund të jetë edhe Richarlison i cili do të zëvendësonte bashkëkombasin e tij, Willian.

Ky i fundit ka një lum ofertash në verë të cilat po i shqyrton ndërsa nga ana tjetër drejtuesit po përgatiten për çdo situatë ndaj dhe po përgatisin ofertën për asin e Everton. Këta të fundit e blenë Richarlison në verë 45 milionë euro dhe për ta lënë të lirë duan afro dyfishin për kartonin e tij.

Gazeta Shqip









Comments are closed.