Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

U plagos me armë zjarri, vdes në spital punonjësi i HEC-it në Pukë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vrrithë të Pukës. Një 21-vjeçar u plagos me armë zjarri dhe në gjendje të rëndë u dërgua në spitalin e Pukës.

Por duke parë gjendjen e të plagosurit Petrit Biba, mjekët e transportuan me urgjencë në spitalin e Shkodrës. Pavarësisht ndërhyrjes ai nuk i ka mbijetuar plagëve.

Mësohet se 21-vjeçari nga Rubiku është punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore