Deputeti i LSI-së thumbon Ahmetajn për skemën e pensioneve

Rritja e moshës së pensionit nga qeveria ka sjellë edhe reagimin e deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu. Në një postim në Facebook, Spahiu thekson se ky vendim i qeverisë ka ardhur si pasojë e emigracionit masiv të të rinjve.

Madje ai shton se nëse emigracioni vijon me këto ritme, mund të ndodhë që kjo moshë të bëhet edhe 80 vjeç.



“Ish-ministri i Financave ka të drejtë kur flet për dalje në pension 70 vjeç.

Kjo nuk ka të bëjë me atë që shqiptarët janë jetëgjatë, as me skemën e sigurimeve.

E gjitha lidhet me emigracionin masiv të të rinjve dhe me ritmet aktuale, do jemi të detyruar ta bëjmë dhe 80”, shkruan Spahiu.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.