Shqiptari pijanec rreh gruan, dëshmia: Jam viktimë….

Policia e Biancavillas, Itali ka arrestuar në flagrancë një shqiptar 46 vjeç për dhunë në familje. Në mëngjesin e së dielës, më 25 janar shqiptari pasi ishte dehur në bar, kthehet në banesë i dehur dhe pa asnjë motiv ushtron dhunë mbi gruan e tij, të martuar 23 vjet më parë.

Dhuna është ushtruar në prezencë të djalit të tyre 7 vjeç. Gjithashtu babai i 4 fëmijëve ka tentuar që të gjuajë me bombol gazi djalin e madh. Në këto moment gruaja ndërhyn për të mbrojtur të birin. Agresori nuk ndalet por e tërheq atë zvarrë prej flokësh dhe e godet me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit. E terrorizuar gruaja del nga banesa dhe shtrohet në spital për shkak të plagëve në trup.

Pas kësaj, shqiptarja 42 vjeçe, pranon ta denoncojë bashkëshortin në polici. Ajo ka thënë në dëshminë e saj se vitet e fundit është bërë viktimë e dhunës, duke vënë në rrezik jetën e saj dhe të fëmijëve.



“Erdha në Itali përpara 3 vjetësh për të bërë bashkim familjar. Jam martuar 23 vjet më parë dhe nga martesa kemi 4 fëmijë, 3 prej të cilëve janë të mitur. Ai nuk kishte një punë fikse dhe më detyronte që të punoja si kujdestare apo si pastruese së bashku me vajzën time 16 vjeçe. Me paratë që fitoja ai i shpenzonte në bar me miqtë e tij. Kthehej në shtëpi i dehur ku dhe më fyente në prezencë të fëmijëve ”, ka thënë gruaja.

Shqiptarja pranon se në shumë raste dhuna ka qenë e tmerrshme dhe se në mënyrë të përsëritur është kërcënuar me vdekje. Për të vërtetuar akuzat e saj, policia ka marrë në spital raporte të tjera,  megjithëse ajo nuk kishte raportuar sulme, ishte trajtuar në mënyrë të përsëritur për lëndimet që kishin të bënin me aktet e dhunës që vuante. Pas mbledhjes së provave, shqiptari u arrestua në momentet që po hynte në banesë

 

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.