Njihet me të fejuarin në Facebook, babë e bir nga Kosova burgosin 19-vjeçaren

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një vajzë 19 vjeçe burgoset, keqtrajtohet dhe dhunohet nga i fejuari dhe vjehrri me origjinë kosovare.  E reja  u shpëtua dy ditw mw parw nga dhe u dërgua në sallën e emergjencës nga policia në Riminit. Ndërkohë, mediat fqinje raportojnë se nën akuzën e rrëmbimit, plagosjes dhe dhunës në familje është arrestuar babai dhe djali, përkatësisht 50 dhe 24 vjeç.

Pesë muaj  më parë, 19 vjeçarja maqedonase u takua me të dashurin e saj, një djalë i ri, që jetonte në Itali së bashku me familjen prej 20 vitesh. Pas disa muajsh shkëmbime mesazhesh dhe fotosh, në fund të tetorit vajza kishte vendosur të largohej nga Maqedonia për të kaluar në shtëpinë e të dashurit të saj në Rimini, në një vilë të vogël në zonën qendrore të qytetit.

Vetëm pas një periudhe të shkurtër njohjes,19-vjeçarja përpara se të lëvizte drejt Italisë,  ishte siguruar që të dyja familjet ta njihnin njëra-tjetrën përmes bisedave në chat. Megjithatë, ajo që duhej të ishte fillimi i një historie dashurie, ishte kthyer në një makth. I fejuari dhe vjehrri i ardhshëm ishin bërë burgosësit e saj; i kishin marrë celularin dhe pasaportën. E detyronin që ajo të bëhej kamerierja e tyre dhe ndonjëherë e detyronin që të flinte në dysheme, nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikologjike.



Për shkak të çorapeve të pista, vajza ishte rrahur me shkelma dhe grushte. Me derën kryesore gjithmonë të mbyllur me çelës, ajo nuk mund të dilte kurrë dhe ata që e dhunonin ishin babë e bir.

Përulja e vazhdueshme me miratimin e heshtur të pjesëtarëve të tjerë të familjes vazhdoi derisa ajo arriti të merrte telefonin celular të një prej vëllezërve të të fejuarit. Vajza më pas i kërkoi ndihmë babait të saj në Maqedoni dhe kur prindërit nga jashtë i kontaktuan 113, policia e Riminit shkoi në banesë, e cila e dërgoi  vajzën në spital dhe arrestoi dhunuesit.

Gazeta Shqip/Silvana Muça

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.