Autostrada Tiranë-Durrës, tani qarkullohet me…

Ka përfunduar ndërhyrja me guardrela në autostradën Tiranë-Durrës për shmangien e përmbytjeve në këtë segment.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi pasditen e sotme se rruga është hapur dhe qarkullimi i mjeteve në autostradën Tiranë-Durrës është normal, me 2 korsi në të dyja drejtimet.

Nga kilometri 7.3 deri në 8.6, janë zëvendësuar të gjitha ndarëset prej betoni me ndarëse metalikë.



Kjo për faktin se trafikndarëset prej betoni nuk lejojnë kullimin e ujërave në rastet e reshjeve të dendura.

Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve afër kthesës së Rinasit, të cilat u kryen për të njëjtën arsye, shmangien e përmbytjeve.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.