U arratis në Hungari, por Gruevski del pa problem! (Video)

Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, duket se është ambientuar në Hungari. Pas arratisjes nga vendi i tij dhe kërkesës për azil në Budapest, Gruevski është shfaqur në ambiente publike.

Në internet qarkullon një video, ku ish-kryeministri maqedonas ndodhet në një qendër tregtare për të bërë Pazar.

Ai u arratis nga Maqedonia në muajin nëntor 2018, duke kaluar nga Shqipëria. Gruevski u ndihmua nga makina e ambasadës hungareze në Tiranë dhe më pas doli në kufirin malazez.

Në doganë, ish-Kryeministri Gruevski u lejua të kalonte pasi urdhri për ndalimin e tij doli dy ditë më vonë nga autoritetet maqedonase. Gruevski u arratis për t’i shpëtuar një dënimi me burg 2-vjeçar me akuzën për korrupsion.

Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.