Mesha e së dielës në kishën e Durrësit, lutje për mbrojtjen nga tërmetet

Mesha e kësaj të diele në kishën ”Shën Luçia” të Durrësit i është kushtuar lutjes për mbrojtjen nga tërmetet. Ndërkohë besimtarët janë paralajmëruar të dalin qetësisht nga ky objekt i kultit fetar në rast se do të ketë lëkundje tërmeti gjatë meshës.

Durrësi ishte epiqendra e tërmetit të fuqishëm që tronditi dje vendin duke shkatërruar 188 shtëpi në Durrës dhe 187 në Tiranë. Ndërkohë, 105 persona u lënduan dhe morën ndihmën e parë pa rrezik për jetën.

 


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.