Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Biznes

Një tjetër linjë hekurudhore drejt rehabilitimit, treni i ri me 120 km/h

Transporti rrugor në Shqipëri nuk do të jetë e vetmja alternativë ndërlidhëse midis qyteteve në një të ardhme të afërt, pasi qeveria ka vendosur që në këtë mandat të dytë t’i jap prioritet investimeve në infrastrukturën hekurudhore, me projektin e parë madhor që do të jetë rehabilitimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe degëzimi me Rinasin.

Kosto totale e këtij projekti vlerësohet në shumën prej 90.45 milionë euro dhe do të financohet kryesisht nga BERZH, por nga sirtari i qeverisë duket se ka dalë rishtazi një tjetër projekt madhor në këtë drejtim, që ishte premtuar më 9 maj 2018 edhe nga ish-ministri i Transporteve, Damian Gjiknuri.

[gallery td_select_gallery_slide="slide" ids="675595,675599,675598"]

Po flasim për rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Shkodër, një projekt që sipas zv/ministrit të Transporteve, Artan Shkreli pritet të nisë së shpejti dhe do të bëjë që treni në këtë linjë të ecë me shpejtësi 120 km/h.

Shkreli shkruan në Facebook se pas studimit të fizibilitetit, fillon projekti ekzekutiv për rehabilitimin e hekurudhës që do të lidhet me rrjetin evropian hekurudhor.

Ai ka shpërndarë edhe fotot nga takimi përuruese me partnerët, ku janë vendosur pajisjet matëse në lokomotivën aktuale, si akt i parë vlerësimi të parametrave të trajektores ekzistuese.

Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore