Hahn sot në Tiranë, takim me kryeministrin Rama

Komisioneri Johannes Hahn do të vizitojë sot Tiranën, ku pritet të takohet me kryeministrin e vendit Edi Rama. Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE-së, Luigi Soreca nëpërmjet një postimi në Twitter.

Sipas Sorecës, takimi mes kryeministrit Rama dhe Hahn do të jetë për vlerësimin e reformave të ndërmarra, të cilat duhet të ndiqen me vendosmëri në muajt në vazhdim.


“Komisioneri Johannes Hahn do të takohet më vonë sot me kryeministrin Edi Rama për të vlerësuar së bashku gjendjen e përpjekjeve të vazhdueshme të reformave, të cilat duhet të ndiqen me vendosmëri në muajt e ardhshëm”, shkruan ai.

17 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.