Skandali 18 mln euro te “Unaza e Re”, kreu i ARRSH-së thirret në Prokurori

Ndërtimi i “Unazës së Madhe” të Tiranës është bllokuar që prej zbulimit të skandalit me kompaninë “guaskë” DH Albania, e cila kishte falsifikuar të dhënat, në momentin që kishte hyrë në garën për tenderin e ‘Lotit 1” të këtij aksi.

Më 7 dhjetor, ARRSH pezulloi punimet dhe zbatimin e kontratës për këtë pjesë të “Unazës”, ndërsa më 11 dhjetor ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri pranoi publikisht se 18 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për fat të keq mund të kishin shkuar në xhepin e gabuar.

MIE zgjidhi kontratën me “DH Albania”, por në Prokurorinë e Tiranës ka nisur një hetim për skandalin në fjalë, ndaj ditën e sotme në organin e akuzës është paraqitur edhe kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro.



Mësohet se Qendro po pyetet për skandalin e tenderit për ndërtimin e “Unazës së Madhe”, ndërsa një ditë më parë organi i akuzës ka marrë dëshminë edhe nga 5 anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

16 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.