Bora dhe ngricat, Olta Xhaçka u tërheq “veshin” disa bashkive

Bora dhe ngricat që “mbërthyen” Shqipërinë për dy javë kanë nxjerrë në pah problematika në mënyrën si menaxhohen problemet e krijuara nga moti i keq prej qeverisjes lokale.

Pikërisht këto probleme dhe dhjetëra raste të izolimit të fshatrave nga bora, duket se kanë shtyrë Ministrinë e Mbrojtjes, që përmes Emergjencave Civile t’i drejtohet më anë të një letre të hapur bashkive në 6 prefektura të vendit.

Kjo letër iu është drejtuar bashkive në prefekturat që u prekën më rëndë nga pasojat e motit të keq dhe ku ankesat e qytetarëve kanë qenë të shumta në numër.

“Moti i keq nxori sërish në pah probleme të menaxhimit të situatës nga bashkitë. Problem, parashikimin e fondeve për masat mbrojtëse, parandaluese, ndërhyrëse dhe rehabilituese për emergjencat civile. Dërgoni listën e plotë të kompanive të kontraktuara nga ju për mirëmbajtjen e akseve rrugore”, thuhet  në letër.

16 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.