Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Përleshje me armë në Vlorë, raportohet për të plagosur (Emri)

[caption id="attachment_673183" align="aligncenter" width="640"]Foto nga vendi i ngjarjes Foto nga vendi i ngjarjes[/caption]

Dy persona raportohet se janë plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Gjergj Araniti". Një prej personave të plagosur ka shkuar me urgjencë drejt spitalit të Vlorës dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Mësohet se persona të pa identifikuar kanë qëlluar drejt një makine ?Audi A3?, me targa AA 653 VC, ndërkohë që dyshohet të ketë qenë një atentat. Nga të dhënat paraprake raportohet se ka mbetur i plagosur Mikel Mehmeti .

Më pas policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes, duke thënë se sot rreth orës 17:40, në lagjen "Pavarësia" dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti.  Për pasojë ka mbetur i plagosur nje 41-vjeçar i cili merr ndihmë mjekësore në spital.

Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur nje automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre. Shërbimet  e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve. Dy persona me motor i kanë prerë rrugën një makine tip ?Audi? me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas, duke hapur zjarr.

14 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore