Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Sport

Futbolli afrikano-jugor në zi, ndahet nga jeta Masinga

Futbolli qan Phil Masingan që është shuar në një moshë shumë të re, vetëm 49 vjeç. Ndarja nga jeta e ish futbollistit është bërë e ditur nga federata afrikano-jugore e futbollit nëpërmjet një postimi në "Twitter".

Masinga i cili ka luajtur edhe në Itali nga 1997-ta deri në 2001-in fillimisht me Salernitanan dhe më pas me Barin konisderohet një legjendë e futbollit afrikano-jugor.

Me “Bafana Bafana”, ai ka realizuar 18 gola në 58 ndeshje, ndërsa ka fituar Kupën e Afrikës në 1996-ën si dhe falë një goli të tij ndaj Kongos i ka mundësuar Afrikës së Jugut, kualfikimin historik në Botërorin, Francë 1998.

Masinga vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për futbollin afrikano-jugor.

13 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore