Protesta e studentëve, Basha thirrje Ramës: Mos e shty vendin në konflikt civil

Kryetari i Partisë Demokratik i ka bërë thirrje Kryeministrit Rama që të ndalet dhe të mos e shtyjë vendin drejt konflikteve civile. Kreu i opozitës kërkon që Rama të ndalë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare. Ndërkohë, Basha nga ana tjetër i kërkoi Prokurorisë që të nisë hetimet në lidhje me veprimet që ka kryer policia private ndaj studentëve.

“I bëj thirrje Ramës, ndal menjëherë represionin e studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universitare, jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në protestë, çdo shtyrje e mëtejshme në këtë drejtim do të shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashikueshme”, tha Basha në një dalje për mediat.

Dhuna e studentëve, tha Basha, meriton vëmendje, ndaj i kërkoi prokurorisë që të nisë hetimet. “Kjo gjendje e rënduar të ftohti është përjetuar shumë keq edhe nga qindra studentë të ngujuar në fakultetet e Tiranës. Përkundër kushteve të vështira me një mendësi kriminale, Rama ka urdhëruar ndërprerjen e dritave, ngrohjes dhe ndërprerjen me ushqime, dhe ka përdorur policinë për të dhunuar studentët.

Kjo është shkelje flagrante e ligjit, me urdhër politik të Ramës. Deklarata e djeshme e Lleshajt është e papërgjegjshme, ftoj prokurorinë të nisë hetimet për Skerdi Dafën, militantin e PS, që kërkoi policinë duke shkelur ligjin e duke marrë kompetencat që nuk i takojnë”, tha Basha. Kryedemokrati është ndaluar edhe në izolimin e banorëve nga bora dhe braktisjen e madhe nga shteti dhe institucionet përgjegjëse.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.