Moti i keq, ARRSH: Ja rrugët ku kalohet vetëm me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka asnjë aks të bllokuar nga dëbora dhe ngricat, ndërsa rekomandon përdorimin e zinxhirëve në disa akse me probleme.

Situata e plotë sipas ARRSH-së
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:
Qafë Mali – Fierzë
Ura e Cerenecit – Steblevë
Qafë Bualli – Kraste
Trebisht – Dogane

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhirë;
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës. Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir. Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj) Rruga Lunik -Steblevë. Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

12 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)









Comments are closed.