Tensione të Juridiku gjatë natës, studentët përplasen me policinë private (Video)

Ashtu siç patën deklaruar, studentët e Fakultetit të Drejtësi kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet e Universitetit. Mësohet se gjatë natës është tensionuar situata tek Fakulteti i Drejtësisë.

Mësohet se policia private që ruan ambientet e Fakultetit ka ndërhyrë duke hequr bankat e vendosura nga grupi i studentëve. Ndërhyrja e policisë ka sjellë tensionimin e situatës dhe përplasjen e efektivëve privatë me studentët. Këta të fundit kundërshtuan veprimin e policisë dhe vendosën të qëndrojnë gjithë natën në auditore.





Ata deklaruan se kanë zgjedhur bojkotin dhe ngujimin në fakultete si formë proteste për realizimin e kërkesave të tyre pasi hoqën dorë nga protestat përpara Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit.

Studentët shprehen të revoltuar për këtë ndërhyrje të forcave të policisë private në ambientet e Universitetit. Momentalisht të gjithë studentët janë të mbledhur në një sallë leksioni ndërkohë që nuk pranojnë të dalin jashtë.

Janë lëshuar si çakenj sot natën mbi studentët e ngujuar. Është lëshuar policia e shtetit, a thua po kapnin ata që vranë tre veta në Elbasan. Kujton se do të shpëtojë me policë.S'e kupton që kur të vjen fundi, s'ka polici e ushtri që të bën derman..#mestudentët

Publiée par Nisma #Thurje sur Jeudi 10 janvier 2019

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.