Kubë, 7 të vdekur nga përmbysja e autobusit me turistë të huaj

Një autobus ka dalë nga rruga të enjten pasdite në rajonin e Guantanamos në Kubës: bilanci paraprak është të paktën 7 të vdekur dhe 33 të plagosur. Gazeta “Juventud Rebelde”, raporton se në bordin e automjetit po udhëtonin të paktën 22 të huaj të kombësive të ndryshme, duke përfshirë edhe evropianët.

Autobusi i kompanisë Via Azul udhëtoi nga Baracoa në Havanë, kur, për shkaqe për t’u konstatuar, shoferi humbi kontrollin.

Sipas dëshmitarëve, mjeti u përmbys kur shoferi u përpoq të shmangte aksidentin me një automjet tjetër, duke humbur kontrollin. Në vend të kësaj, shoferi njoftoi se toka ishte e lagur dhe kthesat e rrugës ndikuan në aksident.

Kombësitë e shtatë pasagjerëve të vdekur ende nuk janë përcaktuar. Në artikull thuhet se “nga 40 pasagjerë, 22 ishin të huaj nga vende të tilla si Holanda, Anglia, Franca, Meksika dhe Kanadaja”. Pesë janë plagosur, duke përfshirë dy të huaj, që janë shtruar në spital në Guantanamo në kushte kritike.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)







Comments are closed.