Gruaja ndryshon seks por dashurohet me burrë dhe ngel shtatzënë

Stephan Gaeth ka lindur femër, por që kur ishte adoleshente ndihej mashkull dhe kur u bë maxhorene, nisi procesin e transformimit që të bëhej 100% mashkull. Por gjatë procesit të ndryshimit ajo u njoh me Wyley Simpson, me të cilin kishte edhe një marrdhënie.

Kundër çdo parashikimi Stephan, e cila  ishte ende biologjikisht grua, mbeti  shtatzënë në mes  kalimit të saj definitiv nga femë në mashkull.  Stephan 27 vjeçe, e cila prej vitesh kishte marrë hormone mashkullore, ishte e bindur se nuk mund të mbetej shtatzënë, kështu që gjithmonë kishte marrëdhënie të pambrojtura me partnerin e saj, por gjërat shkuan ndryshe.

Sipas Daily Mail, Stephan kishte hequr tashmë gjoksin e saj dhe po bënte trajtim të fortë hormonal. Rowan Fox i vogël tashmë ka lindur dhe është gëzimi më i madh i çiftit.  Më herët ata kishin menduar që të adaptonin një fëmijë, por fati iu kishte rezervuar një “shaka”, që iu ndryshoi jetën.



11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.