Arrestohet në banesë shqiptari, policia gjen prova interesante

Një shqiptar 41 vjec është arrestuar në Pescara të Italisë nga policia për prodhim dhe shitje drogë. Në momentet e arrestimit, shtetasi  K.A., 41 vjeç, me pasaportë shqiptare, por shumë kohë rezident në Itali, është jnë person i njohur nga drejtësia italiane për shkak të të kaluares së tij të errët. Agjentët e  e seksionit “Anti-drogës” të skuadrës Flying, dje pasdite trokitën në derën e apartamentit në bregdet në Montesilvano dhe e arrestuan në flagrancë. Ai ndodhej në banesë së bashku me partenrern e tij.

Me të hyrë në banesë, poicia gjeti në tryezën e kuzhinës një copë najloni, (hetimi thotë se ajo përmbante rreth 80 gram kokainë), një peshore dhe pothuajse dyqind euro. Shtetasi K.A., në atë moment ndodheshe  në dhomën e gjumit dhe u arrestua  menjëherë nga policia në mënyrë që të mos mundohej të fshihte provar. Në një xhep pantallonash, iu gjet një dozë  heroine. Gjithashtu janë konfiskuar disa fletë dorëshkrimesh që përmbajnë shifra dhe emra, në të cilat do të përqendrohet tani vëmendja e hetuesve.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)







Comments are closed.