41-vjeçarja sillet me helikopter nga Burreli, lind fëmijën e 8

Një nënë 41-vjeçare nga Burreli ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila thekson se nënës i rrezikohej jeta dhe ajo është transportuar menjëherë me helikopter nga Burreli drejt Tiranës. Për fat të mirë nëna dhe djali i saj gëzojnë shëndet të plotë.

“Kjo është historia e Rozinës, nënës 41-vjeçare që pak minuta më parë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të 8 falë ndërhyrjes në kohë të ekipeve mjekësore dhe urgjencës kombëtare.





E paraqitur me komplikacione në maternitetin e Burrelit, mjekët e spitalit “Koço Gliozheni” që aktualisht po japin shërbim në Burrel, kanë vlerësuar si emergjente ndërhyrjen për nënën 41-vjeçare që rrezikonte jetën e saj dhe të bebit.

Menjëherë është transportuar me helikopter në maternitetin ‘Koço Gliozheni’ ku ka lindur fëmijën e saj të 8. Nëna dhe i porsalindur gëzojnë shëndet të plotë falë ekipeve mjekësore”, shkruan ministrja Manastirliu.

11 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.