Në Kolumbi ka qytet me emrin “Albania”, ja lidhja me shqiptarët

Një vend në Kolumbi mban emrin e shtetit shqiptar. Po, po është e vërtet dhe këtë me siguri e dinë shumë pak shqiptarë.

Qyteti me emrin “Albania” është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira, në Detin e Karaibeve.

Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në “Albania” në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira.





Komisari i vendosi provincës emrin “Albania” për shkak se gruaja e tij quhej Alba.

Megjithatë ekziston dhe një version tjetër sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.

Popullsia e Albanian është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave. 29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë.

9 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.