Meta dekreton shkarkimin e ministrave, përveç Ditmir Bushatit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta duket se i ka hapur rrugë riformatimit të qeverisë, duke dekretuar emrat e propozuar për zv.kryeministër dhe për 6 ministrat e propozuar nga kryeministri Rama mesditën e 28 dhjetorit 2018.

Por i vetmi emër që nuk bind kreun e shtetit është Gent Caka, i propozuar për të zëvendësuar Ditmir Bushatin, në krye të diplomacisë shqiptare.





Dekretet janë publikuar në faqen zyrtare të presidencës dhe ajo qe vihet re është se nuk është firmosur shkarkimi për Ditmir Bushatin, që sipas burimeve mësohet se kreu i shtetit ka kërkuar kohë.

Presidenti duket të ketë pasur mjaft argumente në lidhje me ministrin e propozuar nga Rama. Që nga fakti se prej vetëm një viti ka shtetësinë shqiptare, eksperienca e pakët në politikë e diplomaci, pozicionimet e tij kundër Kosovës, pasi është shprehur për ndarjen e saj, si dhe mungesa e çertifikatës së sigurisë për Cakën janë disa nga argumentet.

Por edhe disa fakte të tjera. Pa folur më tej për përballjet me kolegët e Rajonit dhe BE-së, të cilët kanë eksperiencë në diplomaci.

Pas këtij vendimi, Presidenti Meta pritet të përballet sërish me kryeministrin Rama, i cili do këmbëngulë në ministrin e tij kosovar me shtetësi shqiptare, por këtë herë vështirë të ketë një tërheqje nga ana e presidentit, siç ndodhi dy muaj më parë në rastin e Sandër Lleshit.

Janë firmosur dekretet për shkarkimin e

1-Lindita Nikollës,
2-Damian Gjiknuri,
3-Arben Ahmetaj,
4-Senida Mesi,
5-Niko Peleshit,
6-Mirela Kumbaro dhe
7-Sonila Qatos.

Nuk u firmos

Ndërsa nuk ka dekretuar shkarkimin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, pasi ka kërkuar më shumë kohë.

Ka firmosur deri tani dekretet per emerimet:

1-Erjon Braçe,
2-Eduard Shalsi,
3-Blendi Çuçi,
4-Erisa Spiropali

Ministrat teknik pezull

Presidenti ka qenë i gatshëm të firmosë menjëherë dekretet për emërime ministrash. Firmën e parë e hodhi për caktimin e Erion Braçes në postin e zv.kryeministrit të qeverisë. Ndërsa dekreti i dytë ka qenë ai për emërimin e Bledi Çuçit në postin e ministrit të Bujqësisë. Më pas ka ardhur vendimi për emërimin e Eduard Shalsit në postin e ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen.

Gjithashtu ai nuk ka shprehur rezerva në lidhje me emërimin e Elisa Spiropalit në postin e ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Të katër dekretet e para janë propozime të kryeministrit që emra politikë, pasi janë deputetë të PS-së. Ndërsa për emrat e tjerë që janë teknik duket se presidenti do të kërkojë kohën e duhur për të vendosur.

Kështu kanë mbetur pezull emrat e Gent Cakës i propozuar si ministër i Jashtëm, Anila Denaj e propozuar si ministër i Financave, Besa Shahinit, e propozuar si ministre e Arsimit, Belinda Balluku, si ministre e Energjetikës dhe të Elva Margaritit si ministre e Kulturës.

Ministrat e rinj që propozohen

Erion Braçe, Zv.Kryeministër- i dekretuar
Besa Shahini, ministre e re e Arsimit- pezull
Belinda Balluku, ministre e re e Infrastrukturës dhe Energjisë- pezull
Gent Caka, ministër i Punëve të Jashtme- pezull
Anila Denaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë- pezull
Blendi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- i dekretuar
Eduard Shalsi, Ministër i Sipërmarrjes dhe Biznesit- i dekretuar
Elva Margariti, Ministre e Kulturës- pezull
Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin- i dekretuar

Ministrat që largohen

Senida Mesi, Zv.kryeministre- dekretuar nga Meta
Arben Ahmetaj, Ministri i Financave- dekretuar nga Meta
Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë- dekretuar nga Meta
Lindita Nikolla, Ministrja e Arsimit- dekretuar nga Meta
Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural-dekretuar nga Meta
Sonila Qato, ministre e Sipërmarrjes dhe Biznesit- dekretuar nga Meta
Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës- dekretuar nga Meta
Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm- dekret pezull për shkarkimin.

5 janar 2019 (gazeta-Shqip.com)





Comments are closed.